SHPËRNDAJE

Albumi i shtatë i muzikantit të njohur Justin Bieber, “Changes”, ka debutuar në krye të tabelës ‘Billboard’ të SHBA-së, duke e mposhtur kështu një rekord të vendosur nga Elvis Presley 59 vjet më parë.

Këngëtari kanadez tani është artisti më i ri (25-vjeçar) që arrin të jetë në vendin e parë me të shtatë albumet teksa “Changes” shiti mbi 230 mijë kopje në javën e parë të lansimit.

Bieber është artisti më i ri që arrin diçka të tillë, ndërkohë që Elvis Presley e bëri të vetin këtë rekord në 1961, në moshën 26-vjeçare.

Justin fillimisht e kryesoi listën në vitin 2010 në moshën 16-vjeçare, me albumin e tij të parë, My World 2.0. I njëjti është aktualisht në krye të listave të këngëve edhe në R&B dhe të vendit.

Albumi “Blue Hawai” i Presleyt me hite si “Can’t help falling in love” apo “Rock-A-Hula-Baby”, ishte ai që e bëri në atë kohë këngëtarin më të ri me shtatë albume në vendin e parë të klasifikimeve, por tani, 59 vite më vonë, në fron ngjitet Justin.

“Changes” është albumi i parë i yllit të muzikës pop në pesë vite dhe debutoi ashtu siç pritej, si më i shituri, jo vetëm në SHBA por edhe në vende të tjera të botës.

Siç është raportuar, në shumë prej këngëve vjen me tekste për bashkëshorten e tij, Hailey Baldwin, me të cilën u martua në 2019.