SHPËRNDAJE

Puna

Sekretari shtetrorë në ministrin e administratës shtetrore dhe vetqeverisjes lokale Zhelko Ozhegoviç, ka thënë sot se ligji për pagat në sektoret publike është në fazën përfundimtare dhe se duhet të miratohet ka mesi i këtij viti, kurse zbatimi i tij të nis më 1 janarë të vitit 2016. Ozhegoviç ka thënë se, pret që ligji, i cili deri tani ka hartuar do të dërgohet në prill në një seancë publike, që do të miratohet deri në fund të qershorit ose në mes të korrikut.

Sipas tij paralelisht me këtë është edhe një punë tjetër e vështirë ajo është puna në katalogimin e vendeve të punës. Ai më tej ka shtuar se është e nevojshme që ligji ta rregulloj çështjen e cila për dekada të tëra nuk u redaktua, sepse ka egzistuar sistemi koherent dhe jo-transparent, ku njerëz që kryejn të njejtën detyrë nuk marrin pagë të barabartë. Ozhegoviç vuri në dukje se ky ligj duhet ti njohë specifikat e profesioneve të caktuara dhe se ajo nuk është vetëm një çështje e kualifikimeve, por edhe në kushte të tjera, të tilla si sasia e punës, mund të ndikojnë në pagë, për të cilat pagesa është siguruar për ekzistencën e grupeve dhe klasave të pagave.

Ky ligj vlen kryesisht për punonjësit e autoriteteve shtetërore, qeveritë lokale, rajonet autonome, shërbimeve publike dhe agjencive publike ka thënë Ozhegoviç. Ai ka dhënë një shembull ku ka thënë se, infermieret që punojnë me lloje të caktuara të mbeturinave të rrezikshme mjekësore nuk mund të ketë të njëjtën pagë si koleget e tyre që punojn në sportel edhe pse kanë shkallën e njejtë profesionale. Sekretari shtetrorë i ministris së administratës shtetrore dhe vetqeverisjes lokale theksoi se, ky ligj nuk do të rregullojë pagat e ndërmarrjeve publike, për shkak se ky është një “hap tjetër”.