SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ellen DeGeneres Show”, ndërsa i është dhënë një mision që të vërë në lojë klientët e një dyqani.

Ajo ka realizuar një kamerë të fshehtë për emisionin e famshëm të Ellen, ku duhet t’u përshpëritë njerëzve të panjohur tekstin e këngëve të saj në formë bisede.

Dhe për këtë janë zgjedhur dy projektet më të suksesshme të 24-vjeçares “New Rules” dhe kënga e fundit nga albumi i saj i dytë “Don’t Start Now”.

Në rast se ju pyesni, jo, ato nuk janë këngë shumë të lehta për t’u përshtatur në një bisedë të rregullt.

Dua mund të jetë së pari një muzikante, por diçka na tregon se mund të kishte një të ardhme shumë të mirë edhe në aktrim.

Mënyra se si ajo shikoi blerësit dhe ndau zemrën e tyre me ta në formën e këngës ishte absolutisht shumë e bukur.

Pasi Dua i tha një gruaje se dashuria e saj e bën atë të ndjehet si askush tjetër, ajo u përshëndet me një fjali inkurajuese. “Këta janë njerëzit që dëshironi të jeni rreth e rrotull jush”, i tha një blerëse teksa përpiqej të largohej nga këngëtarja.

Ndërkaq, Dua theksoi se u argëtua tejet shumë ‘duke folur tekstin e këngëve të saj’ dhe se mezi pret të performojë këtë javë.