SHPËRNDAJE

Urime për të gjithë gratë që 364 ditë vrapojnë nëpër rrugë për me mrri ma shpejtë në shpi me bo bukë, urime për gratë që krejt ato ditë pa bukë e pa kafe shkojnë n’punë herët pa dal sabahi, për ato gra që vrapojnë prej sporteli në sportel me pagu fatura për mos me i dal punë me gjyq, për ato gra që me njëherë në ditën e dytë t’muajin nuk flejnë gjithë natën tu mendu se qysh kanë me çit me krye deri me datën 1 të muajit tjetër.  Për ato gra që i kanë “çmontu” eshtrat e trupit, kanë qajtë pa gjumë në netë të mëdha, për me trashëgu një gjak, ato gra që gjithë natën bajnë alarm për me u çu me e mlu fminë. Për ato gra që heqin dorë nga palltoja e re apo këpucët e reja sepse duhet me ble harxh se i vijnë mysafirë, duhet me ble tamël, urime për ato gra që edhe pa make-up arrijnë të fshehin maviosjet në sy e buzëqeshjen e varur nga pagjumsia e lodhja kronike. Për ato gra që punojnë jashtë shtëpisë 24 orë për të shpëtuar jetë dhe prap i fyen kush t’u kalojë përreth. Urime për ato gra që ia edukojnë fëmijën dikujt pas 18 vjetëve. Për ato gra që ia mësojnë dikujt fëmijën me shkru e me lexu pas 15 vjetëve.  Për ato gra që i thojnë nanë jo-nënës së tyre. Urime për ato gra që luftojnë me laps, luftojnë me skallper, me stetoskop , e luftojnë me fshesë , luftojnë me tenxhere , luftojnë me ftalluese, luftojnë me zemër, me ndjena e pa ndjenja, për të mbijetu komplet një popull! Urime 8 Marsi !