SHPËRNDAJE

Ndërrmarja publike Moravica ka filluar largimin e deponive të egra në komunën e Preshevës.
Sipas drejtorit të kësaj ndërrmarje Gazmend Aliu, në Preshevë janë identifikuar 11 deponi të egra.
Ai në një prononcim për presheva.com ka thënë se kjo ndërrmarje ka filluar largimin e këtyre deponive të mëdha duke filluar me fshatin Rahovicë, një deponi e cila ekziston me vite tëra dhe asnjëherë me vite të tëra nuk është larguar.


“Ne para disa ditesh ne bashkëpunim me Komunën nisëm aksionin e pastrimit të deponive ilegale të mbeturinave duke filluar nga fshati Rahovicë. Në të gjithë teritorin e Komunës së Preshevës janë të identifikuara 11 deponi si të mëdha duke mos cekur numrin e deponive të vogla i cili është shumë her më i madhë. Këto deponi ilegale ndotin natyren, ujrat dhe japin një imazh shumë të keq për peisazhin. N. P. “Moravica” do të bëjë pastrimin e këtyre deponive duke përfshire dhe aksionin e inkuadrimit të fshatrave në sistemin e grumbullimit të mbeturinave të N. P. “Moravica”.” ka thënë drejtori Aliu.

Ai gjithashtu ka njoftuar qytetarët tanë se viti 2017 do të jetë vit i inkudrimit të fshatrave ne sistem duke apeluar edhe një herë që të mos hudhen meturinat vend e pa vend në mënyrë që historia e deponive ilegale të përfundoj një her dhe për gjithmon. /presheva.com/