SHPËRNDAJE

Regjistrimi i pasurive të patundshme në kadastër së shpejti duhet të jetë më i shpejtë dhe më i lirë për qytetarët.

Parlamenti serb të Mërkurën filloi diskutimin mbi ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për procedurën e regjistrimit në kadastrin e pasurive të patundshme, të paraqitur nga deputetja e Partisë Përparimtare Serbe, Katarina Rakiç.

Ndryshimet në ligj duhet të shpejtojnë paraqitjen, të përmirësojnë qasjen e zgjidhjes për palët dhe të rrisin sigurinë juridike në lidhje me regjistrimin përfundimtarë, si dhe të shpejtojnë dhe zvogëlojnë koston e procesit të regjistrimit në kadastrës.

Ndryshimet në ligj janë bërë për të sjellë dispozitat e tij në përputhje me Ligjin për Legjislacionin, si dhe me Ligjin për planifikim dhe ndërtim.

Rakiç sqaron se në të ardhmen vednimi i kadastrit do të dërgohet në tre mënyra, njëra prej tyre është me postë elektornike (e-mail).

“Të gjitha vendimet që do të merren në të ardhmën në kadastër në të njëjtin moment pas nënshkrimit do të publikohen në faqen e internetit të Entit Republokanë të Gjeodezisë, që do të thotë se ata që kanë paraqitur kërkesën për regjistrim të pasurive të patundshme do të jenë në gjendje t’i kërkojnë ato sipas numrit të lëndës” ka thënë Rakiç.

Afati prej 30 ditësh deri në vlefshmërinë përfundimtare do të fillojë të numrohet pas publikimit të vendimit në faqen e internetit.

Ligji gjithashtu përcakton që vendimi duhet të dorëzohet edhe përmes operatorit postar, megjithatë, nëse postieri nuk e gjen palën në adresë dhe nuk arrin të i japë vendimin menjëherë pas mbërritjes, ai lë një njoftim se pala do të jetë në gjendje të marrë vendimin e tij në postë brenda 15 ditëve të ardhshme. dhe jo brenda 24 orësh siç parashikohet tani.

Sipas të dhënave të paraqitura nga Rakiç, 2,995 persona janë duke punuar në kadastër, me gati 7.5 milion banorë.

PA TAKSË

Palët nuk do të duhet të bëjnë kërkesë për regjistrim, është shprehur  Rakiç. “Ata madje nuk do të duhet të tërheqin vendimin për lloj të veçantë shkresash dhe nuk do të duhet të paguajnë taksë./presheva.com/