SHPËRNDAJE

Kanë vazhduar sot punimet e seancës së tetë të kuvendit komunal në Preshevë. Në këto momente po diskutohet lidhur me rendin e ditës ku me shumicë votash nuk është aprovuar raporti i punës së Entit parashkollorë 8 Marsi në Preshevë.

Këshilltarët opozitarë ishin të zëshëm lidhur me këtë çështje duke e quajtur marri veprimin e pozitës. Ndërsa pozita ka arsyetuar mos funksionimin normal të këtijë institucioni duke drejtuar gishtin tek drejtoresha, Sinavere Shaqiri e cila nuk ka menaxhuar siç duhet me mjetet dhe organizimin edukativo- arsimorë. Këshilltarët e Partisë për Veprim Demokratik kanë lëshuar mbledhjen e kuvendit me arsyetimin e mos funksionimit si duhet gjatë punimeve të sotme të kuvendit.

Debatet në mes të këshilltarëve pozitë- opozitë kanë vazhduar edhe më tej duke akuzuar njëra tjetrën për të bëmat gjatë qeverisjeve të pushteteve lokale. Me shumicë votash tani u aprovua edhe Plani detal rregullativ në bashkësinë lokale Çukarkë që ka të bëjë me hapjen e një fabrike nga kompania West Line në këtë lokacion./presheva.com/