SHPËRNDAJE

Me shumicë votash punëtorët e SHMT-së Presheva në Preshevë kanë zgjedhur drejtor Telat Arifin.

Në mbledhjen e djeshme të stafit punonjës pranë kësaj shkolle u votua për emërimin e ri ku kandidat për këtë post ishin Telat  Arifi dhe Bashkim Ymeri.

Drejtori Arifi ka premtur se ai do të jetë drejtor i barabartë për të gjithë pa bërë dallime partiake apo të tjera./presheva.com/