SHPËRNDAJE

Me vendim të RATEL-it operaterëve nga sot, në bazë të marrëveshjes rajonale, përcaktohet detyrimi i uljes së çmimeve të roamingut në rrjetet e Ballkanit Perëndimor dhe çmimi i përdorimit të internetit do të reduktohet me pothuajse 90 për qind.

Çmimet i roamingut, kanë thënë nga RATEL për Tanjug, do të reduktohen për të gjithë klientët tanë 01 korriku deri më 31 dhjetor (faza e parë) edhe atë: Për një minutë bisedë për thirrje dalëse me (mesatarisht) rreth 28 dinarë, çmimi do të reduktohet në rreth 11 dinarë, që është më shumë se 60 përqind.

Çmimi i SMS do të zvogëlohet nga rreth 9 në rreth 4 dinarë ose më shumë se 50 përqind, ndërsa të dhënat për megabyte do të reduktohen nga rreth 30 deri në rreth katër dinarë (90 përqind).

Në vendimin e RATEL-it, operatorëve iu ëhstë urdhëruar të ulin çmimet e roamingut në Ballkanin Perëndimor, dhe në të thuhet se thirrjet në roaming nuk do të evidentohen me krijimin e lidhjeje. Gjithashtu, për mesazhet e pranuara dhe mesazhet zanore në roaming SMS, nuk do të tarifohen tarifa shtesë.

Pagesa e thirrjeve dalëse do të bëhet për sekondë, por operatorët mund të aplikojnë një periudhë fillestare minimale faturimi që nuk mund të jetë më e gjatë se 30 sekonda. Tarifat e transferimit të të dhënave në roaming do të bëhen për kilobajt, me përjashtim të mesazheve (MMS) që mund të paguhen për njësi.

Në RATEL kujtojnë se duke filluar nga 1 korriku deri më 30 qershor 2021, është parashikuar një ulje graduale e kostos së roamingut në disa faza edhe atë:
Nga 1 korriku 2019, pastaj nga 1 janar 2020 deri më 1 korrik 2020, dhe deri më 1 korrik 2021 kur edhe pritet heqja e plote e pagesës së romingut në Ballkanin Perëndimor, shfrytëzuesit do të paguajnë për shërbimet roaming në të njëjtat kushte që zbatohen në trafikun vendor.

Nga 1 janar vitit 2020 ndryshon mënyrën e llogaritjes së kostos së roamingut në mënyrë që të gjithë përdoruesit të paguajnë për roaming në parimin që nënkupton shumën e çmimeve vendore (të cilën aktualisht e paguajnë në trafikun vendorë) si dhe tarifën e romingut. Kjo do të çojë në një reduktim shtesë në tarifat e romingut për shumicën e përdoruesve.

Që nga 1 korriku 2020, do të pasojë ulje shtesë në normat e romingut për thirrjet hyrëse dhe dërgimin e të dhënave për të gjithë përdoruesit. Marrëveshja rajonale për roming u nënshkrua në prill, në Samitin e dytë dixhital në Beograd, përfaqësues të Ballkanit Perëndimor (ËB6-Serbia, Mali i Zi, BdheH, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova*).

Marrëveshja u nënshkrua nën patronazhin e BE, nëdrsa për Sërbinë nënshkrimin e tij e ka dhënë Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit Rasim Laić./presheva.com/