SHPËRNDAJE

Mediat në Serbi assesi të ndalin fyerjet në drejtim të shqiptarëve. Në një artikull të botuar nga Blici në Serbi, media kjo që vlerësohet nga shumë OJQ dhe monitorues, por që përkrah vijën institucionale të pushtetit të atjeshëm, ka fyer në vazhdimësi liderët politikë të UÇK-së.

Së fundmi kjo media ka publikuar një shkrim fyes dhe ofendues ndaj ministrave shqiptarë të Qeverisë Kurti.

Madje secilin ministër shqiptarë ata e kanë akuzuar dhe fyer rëndë, duke filluar nga Kurti, Anton Quni, tani ministër i Mbrojtjes, për të cilin pretendojnë se akuzohej për pjesëmarrjen në luftën e UÇK-së kundër Serbisë.

Blici serb nuk hezitoi të shkruaj disa rreshta për secilin ministër shqiptarë, për të cilët me një dozë ironie shkruan nga një CV të shkurtër, duke tentuar t’i njollos, fyej e madje duke e përzier jetën e tyre private me atë profesionale.

Ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, i është referuar si ish-gruaja e një këngëtari, ndërsa për Glauk Konjufcën kanë shkruar se është përgjegjës për rrokullisjen e kamionëve me mallra serbe në kufirin Kosovë-Serbi më saktësisht në Merdare dhe për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.