SHPËRNDAJE

Mediat beogradase kanë publikuar fotografinë e personit që qëndron prapa lajmit të rremë për vdekjen e kriminelit, Ratko Mlladiq.

Ky informacion është publikuar në shumë media ballkanike.

Ato janë bazuar në një postim të Twitter-it nga Bisere Turkoviç, ministre e jashtme i Bosnje dhe Hercegovinës. Mirëpo, shpejt u përgënjeshtruar ky raportim nga Gjykata e Hagës.

Kështu, gazetat serbe raportojnë se profili ishte krijuar nga Tomaso de Bedeneti, një gazetar italian i njohur për bërjen e lajmeve të rreme dhe intervistave.

Image result for Tommaso de Benedetti

I njëjti kishte bërë edhe më herët lajme të rremë nga liderët botërorë në Twitter. Një nga lajmet e tij ishte se Gorbachev kishte vdekur. Kjo u raportua nga Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier.