SHPËRNDAJE

Mediat serbe raportojnë se pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, kanë marr nën kontroll Liqenin e Ujmanit.

Sipas mediave serbe, operacionin e sotëm e kanë kryer rreth 60 pjesëtarë të Njësisë Speciale, të cilët, sipas tyre, kanë arrestuar disa persona atje.

Mediat beogradase raportojnë se njësitet e Policisë Speciale kanë hyrë në Zubin Potok.

Ndërkohë, me një deklaratë ka dalë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i cili ka urdhëruar vendosjen e të gjitha njësive të policisë serbe në gjendje gatishmërie, përcjell Telegrafi.

“Me rastin e sulmit të shqiptarëve në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe arrestimit të serbëve që nuk kanë kryer ndonjë krim, kam urdhëruar policinë që të vendosë në gjendje gatishmëria të gjitha njësitë speciale të policisë së shtetit. Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë të përcjell gjendjen dhe do të ndërmarr të gjitha masat që do të urdhërohen nga shteti”, ka thënë Stefanoviq.

Lidhur me këtë Telegrafi ka provuar të marr ndonjë informatë nga Policia e Kosovës, por ata nuk e kanë konfirmuar këtë lajm.

Ndryshe, Kallxo.com, ka publikuar një video nga Liqeni i Ujmanit ku shihen të parkuara disa automjete të Policisë së Kosovës.