SHPËRNDAJE

Delegacioni Parlamentarë i Republikës së Kosovës që po qëndronë në një vizitë zyrtare në Luginë të Preshevës nuk është lejuar dje të hyje në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Medvegjës. Deputeti i parlamentit të Kosovës Ismajl Kurteshi nga radhët e Vetvendosjes i ka thënë presheva.com se, “përfaqësuesit komunal na dhanë dy arsyetime përse nuk mund të hyjmë në ndërtesën e Kuvendit Komunal, njëra ishte se ndërtesa është në renovim e sipër kurse tjetra se Administrata e Kuvendit Komunal nuk ka marrë asnjë shkresë nga Beogradi zyrtarë që mund ta presin delegacionin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, kështu na thanë përfaqësuesit e komunës së Medvegjës” është shprehur Kurteshi. Në agjendën e publikuar nga Këshilli Kombëtarë Shqiptarë lidhur me vizitën e delegacionit kosovarë në Komunën e Medvegjës është shkruar, (Arritja në Kuvendin Komunal të Medvegjës takim me nënkryetarin). Sipas të dhënave që ka siguruar presheva.com, zëvendës i kryetarit të Kuvendit Komunal të Medvegjës është Florim Sahiti dhe jo nënkryetarë siç është potencuar në agjendë. Vlenë të theksohet se koalicionin qeverisës në komunën e Medvegjës e përbëjnë edhe PVD, ku përveç zëvendës kryetarin e KK mbajnë edhe postin e ndihmësit të kryetarit të komunës të cilin e mbanë Leme Xhema dhe prap delegacioni nga Kosova nuk është lejuar të hyjë në ndërtesën e KK të Medvegjës./presheva.com/