SHPËRNDAJE

Në fshatin Tupallë të Medvegjës ka filluar ndërtimi i një objekti i cili do të përdoret si muze për të promovuar vlerat etnokulturore dhe etnografike të këtij rajoni.

Por njëkohësisht një hapësirë e këtij objekti do të përdoret si vend për lutje për besimtarët muslimanë. E kjo po realizohet falë biznesmenit dhe veprimtarit të kësaj treve, Muharrem Salihu.

Salihu thotë se ky objekt ka karakter memorial dhe do të shërbejë për përmbledhjen e të kaluarës tonë deri në ditët e sotme dhe njëkohësisht do t’i shërbejë edhe komunitetit musliman për praktikimin e faljes.

Korridoret e objektit janë të përshtatur në atë formë ku do të ekspozohen gjëra të vlershme dhe tradicionale ndërsa brendësia e objektit një institucioni fetar.

Si pjesë e projektit është paraparë edhe rregullimi i një amfiteatri në ambient të hapur për organizimet e ndryshme kulturore në vend.

Gjithë ky projekt po realizohet me mbështetjen e biznesmenit Salihu, i cili thotë se muzeu do të jetë i qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Biznesmeni medvegjas brenda një periudha të shkurtër ka arritur që të rikthejë shpresën në këtë vendbanim shqiptar, që dekadave të fundit është boshatisur.

Ai gjatë muajve të kaluar hapi edhe fabrikën e parë prodhuese të tekstilit, duke punësuar dhjetëra të rinj të vendbanimeve të Medvegjës./presheva.com/