SHPËRNDAJE

Me sa duket jemi mesuar me perndjekje dhe deportime nder shekuj dhe decenie me radhë. Mvarësisht prej momenteve kohore, por kryesisht ato kan qen te dhunshme. Sot po përjetojme një formë te re “deportim administrativ në masë” ate të identitetit personal të shumicës dërmuese të shqiptarëve në Serbi kryesisht në Medvegjë shkruan kështu në fb kryetari i AFED-s në Medvegjë, Muharrem Salihu.

Po, sot në mënyre të theksuar dhe agresive po fshihen administrativisht, shqiptarët nga vendlindjet e tyre. Kësaj radhe krahasuar me rastet e më parëshme gjat historisë tonë, të deportuarit nuk kanë një adresë se ku kanë shkuar.

Ata juridikisht nuk mund të shkojnë askund praktikisht mundë të jenë gjithkund përveç se në vendlindjen e tyre te trashëguar brez pas brezi. Shqiptarët në Serbi a duhet të besojnë në përmirësimin e gjendjes së tyre.

Të besosh është pak a shumë sikur te rrish në radhë, kur ti nuk e di kurrë se kur do të arrish te sporteli. Medvegjasit po presin të vij një njeri i veçantë e të zgjidhë problemet me të cilat po ballafaqohen ata.

Të shohim qartë, të bëjmë zgjedhje të mira dhe këto zgjedhje ti kthejmë në veprime, shkruan kështu në fb kryetari i AFED-s në Medvegjë, Muharrem Salihu.

Banorët e prekur nga veprimet diskriminuese të shlyerjes nga librat themeltarë, urojmë të kenë bërë zgjedhjen e duhur për veten e tyre dhe të bashkësisë shqiptare, duke iu pergjigjur apelit te AFEDS-it, ditë më parë shkruan kështu kryetari i AFED-s në Medvegjë, Muharrem Salihu./presheva.com/