SHPËRNDAJE

Çështja e pasivizimit të adresave jo vetëm në Komunën e Medvegjës por edhe në dy komunat tjera, Preshevë dhe Bujanoc është një problem me të cil në mënyrë intensive aktualisht po meret pothajse i vetëm këshilltari në KK të Medvegjë, njëherit biznesmeni Muharrem Salihu.

Salihu ka arritur që çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve të Medvegjës ta senzibilizojë në organet më të larta vendore e Ndërkombëtare, duke i bërë me dije jo vetëm liderëve politik shqiptarë në Luginë por edhe më gjerë se Medvegja po shkon drejt asimilimit dhe se kjo çështje kërkon zgjidhje urgjendte.

Në një postimim të publikuar sot të, Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier, thuhet se “Të nderuar qytetarë shqiptarë nga komuna e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit:

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se ekipi për evidentimin e adresave të pasivizuara dhe diskriminimin e shqiptarëve në Serbi është kompletuar.

Ekipi përbëhet nga avokatët më të mire të rajonit dhe më gjerë, nga studijues të njohur, si dhe nga organizata prestigjioze për mbrojtjen e drejtave të njeriut dhe lirive themelore qytetare.

Mbledhja e dëshmive fillon tani! Dhe kontributi juaj është kyç për të ndalur proceset diskrimuese siç është pasivizimi i adresave (vetëm) të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në Serbi.

Ju lutemi që të na dërgoni gjitha dëshmitë që posedoni, përfshirë vendimet e lëshuara nga personeli i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-i), aktvendimet e gjykatave në Serbi, ose cfarëdo lloj dokumenti I cili dokumenton se jeni të ‘pasivizuar’.

Do të fillojmë me Medvegjën. Arsyet për këtë janë të njohura tani: Medvegja është komuna e cila zë vendin e parë në Serbi për nga numri i adresave të pasivizuara. Por, natyrisht, ne do të dokumentojmë gjitha rastet e pasivizuara edhe në Bujanoc e Presheve.

Në mënyrë që të bëjmë një analizë sa më të thellë dhe më të gjerë, kemi krijuar një formular me 10 pyetje. Ju lutemi që t’ju përgjigjeni këtyre pyetjeve me kujdes dhe me hollësi.
Dokumentet në fjalë, ju lutemi të na dërgoni në këtë E-mail adresë:
medvegja.info@gmail.com

Në qoftë se veç i keni dërguar dokumentet/dëshmitë në Email adresën e mëparshme si adresatepasivizuara@hotmail.com, ju nuk keni nevojë t’i dërgoni të njëjtat edhe njëherë. Por do të na ndimonit shumë nëse e plotësoni formularin e bashkangjitur.

Ju falenderoj për vëmendjen dhe gjithë të mirat” thuhet në postimin e Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier./presheva.com/