SHPËRNDAJE

Pas zgjedhjeve lokale në komunën e Medvegjës, dy listat shqiptare arritën që të marrin jo më shumë se 3 këshilltarë, nga 8 sa kishin patur gjithsej në Asamblenë Komunale. Lista e përbashkët APN-PD ka arritur që nga votat e grumbulluara të përfitojë 3 mandate në KK të Medvegjës, ndërsa PVD 1 mandat.

Kjo e fundit edhe pse me një këshilltarë kërkonë që prap të mbesë në koalicion qeverisës me SNS-in e Aleksandër Vuçiqit, siç edhe ka qenë në mandatin e kaluar. Pas shpalljes së rezultateve zyrtare në komunën e Medvegjës, Partia për Veprim Demokratik në Medvegjë ka shprehur haptas dëshirën për ta vazhduar koalicionin qeverisës me SNS-në e Aleksandër Vuçiqit.

Leme Xhema nga radhat e PVD-së ka shprehur qëndrimin e partisë që përfaqëson se dëshiron një vazhdim të koalicionit me SNS, këtë e ka thënë në një intervistë për RTS-in e Beogradit, ish e kërkuara e Interpolit për rastin e PTK-së në Kosovë.

PVD kërkon vazhdimin e koalicionit me SNS'në e Vuçiqit në MedvegjëMe të shpallur rezultatet zyrtare në komunën e Medvegjës, Partia për Veprim Demokratik në Medvegjë ka shprehur haptas dëshirën për ta vazhduar koalicionin qeverisës me SNS'në e Vuçiqit.Në një intervistë për RTS'in e Beogradit, ish e kërkuara e Interpolit Leme Xhema nga radhat e PVD'së ka shprehur qëndrimin e partisë që përfaqëson se dëshiron një vazhdim të koalicionit me SNS. Derisa PVD në Preshevë e Bujanoc trumbetojnë për "patriotizëm" kinse nuk bëjnë koalicion me SNS, si duket Leme Xhema ia tregoi fytyrën e vërtetë të tyre.Kujtojmë që edhe në mandatin e kaluar PVD kishte udhëhequr me SNS, edhepse kishte pësuar debakël nga PD'ja. Kjo është humbja e dytë e radhës e PVD'së në Medvegjë, pas atyre të vitit 2015.

Gepostet von Bujanoci.INFO am Sonntag, 15. September 2019

https://telegrafi.com/ku-eshte-leme-xhema/

PVD për 17 vite rresht është në koalicion qeverisës me subjektet serbe në komunën e Medvegjës. Në mandatin e kaluar partitë shqiptare kishin 8 mandate, 5 PD dhe 3 PVD, kjo e fundit edhe pse me vetëm 3 mandate ishte pjesë e koaliconit qeverisës./presheva.com/