SHPËRNDAJE

Kryetarja e  parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç ka shpallë zgjedhjeve lokale në komunën e Medvegjës të cilat do të mbahen më 8 shtator të këtij viti. Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve për qeverisjen lokale në komunën e Medvegjës hyn në fuqi menjëher pas shpalljes në “Gazetën Zyrtare”, kur edhe hyn në fuqi periudha për mbajtjen e fushatave zgjedhore.

Në një deklaratë telefonike dhënë presheva.com, Bajram Mustafa kryetarë i degës së Partisë Demokratike në këtë komunë njëherit këshilltarë në KK të Medvegjës, ka theksuar se, “PD akoma nuk ka marrë qëndrim për pjesmarrje në këto zgjedhje edhe pse është duke shqyrtuar mundësinë e bojkotit të këtyre zgjedhjeve për shkak të problemeve të shumta në nivel lokal kur ka të bëjë me shqiptarët.

Sipas Mustafës, ekziston mundësi reale e bojkotimit të këtyre zgjedhjeve për arsyeje se përveç probemeve të cilat gjithnjë e më shumë janë duke u grumbulluar, asgjë pozitive në këtë drejtim nuk është bërë.

Mustafa thiotë se, mbase është vështirë të besohet se edhe subjektet tjera shqiptare të cilat që nga viti 2002 e deri më sot kanë qenë në pushtet, që ti bojkotojnë zgjedhjet për të mirë të popullatës, por ky është një mendim i yni dhe mendojmë se kjo është positive gjë që do të hasë edhe në veshët e ndërkombëtareve se problemet tona në nivel lokal nuk janë marrë me seriozitet nga ndërkombëtarët por edhe nga vet pushtetarët në Medvegjë ka theksuar Mustafa.

Sipas tij, as KNSH nuk është duke e bërë punën e vetë për atë qëka thirret, sepse asnjëherë nuk e ka parë të udhës që të takohet me këshilltarët shqiptarë në KK të Medvegjës për ti shqyrtuar problemre me të cilat ballafaqohet kjo popullatë.

Kuvendi Komunal në Medvegjë ka gjithsej 38 këshilltarë, sipas regjistrimit të vitit 2011 me të drejt vote në këtë komunë janë 5.500 banorë në 28 vendvotime./presheva.com/