SHPËRNDAJE

Migrena

Migrena është një sëmundje që kryesisht prek personat e moshave 35 deri në 45 vjeç, që kryesit më e dukshme është tek gratë. Migrena është njëshqetësim i cili shfaqet dhe te fëmijët, 5 për qind e tyre vuajnë nga kjo sëmundje. Jo gjithmonë ndihma e mjekut mund të çojë në parandalimin e kësaj sëmundjeje tepër shqetësuese për njerëzimin. Shpesh vetëshërbimi mund të jetë shumë më frytdhënës se medikamentet e rekomanduara prej mjekut.

Terapia
Terapia kundër dhimbjeve të migrenës bazohet në përdorimin e antifiamatorëve jo me përbërje steroidesh, si aspirina ose të tjera të ngjashme, duke i krijuar vetes edhe kushte errësire dhe qetësie. Për ata që vuajnë nga ngacmime të shpeshta është e këshillueshme një terapi e plotë, e cila përfshin një gamë të gjerë ilaçesh si: propanol, metirsegide, pizotifene, amitriptilina e fenelzina.

Barërat e dobishëm
Thuhet pra se migrena është dy herë më shumë prezente tek femrat sesa tek meshkujt. Sipas shkencëtarëve përveç barnave migrena mund të shërohet plotësisht me mjekësi popullore. Madje shkencëtarët e quajnë këtë si mjekësi alternative. Pasi sipas tyre barishtet që i përdorim për mjekim në mjekësi popullore nuk janë vetëm ilaçe, ato janë (shumica e tyre) pjesë e ushqimit të përditshëm që njerëzit bashkëkohorë gjithnjë e më shumë janë duke i përdorur.