SHPËRNDAJE

Me gjithnjë e më shumë kompani që po investojnë shumë në elektrifikim, ato vazhdimisht kërkojnë mënyra për të ulur kostot nga pjesët e tjera të biznesit për të financuar shtytjen e makinave eletkrike.

Daimler dhe Geely tashmë kanë bashkuar forcat për të krijuar një ndërmarrje të përbashkët 50:50 dhe për të zhvilluar gjeneratën e ardhshme të makinave elektrike Smart, dhe tani duket se ata mund ta lidhin nyjën edhe më fortë.

Sipas një raporti të ri të botuar nga e përjavshmja gjermane Automobilwoche, kompania mëmë e Mercedesit, Daimler është në bisedime me Volvo në pronësi të Geely, për të bashkëpunuar në zhvillimin e motorëve me djegie të brendshme.

Një menaxher nga marka suedeze pranoi se ndërsa bisedimet janë zhvilluar me Daimler, një vendim përfundimtar nuk është marrë ende. Një zëdhënës i kompanisë shtoi se është shumë herët për të detajuar planet e ardhshme të Volvo, por kompania nuk po përjashton asgjë për momentin.

Daimler gjithashtu u kontaktua në lidhje me këtë çështje, por zëdhënësi nuk pranoi të ndajë detaje në lidhje me partneritetin e ri të mundshëm, vetëm duke përmendur lidhjen aktuale që “po zhvillohet në një mënyrë pozitive”.