SHPËRNDAJE

Mërgata shqiptare vazhdon të jetë e përkushtuar në vendlindje sidomos në këtë kohë pandemie kur shkollat kanë nevojë më shumë se kurrë më parë.
Kësaj radhe mërgimtari Asllan Shaqiri i cili është me pun të përkohshme në CH ka ndihmuar shkollën fillore “Ali Bektashi” në Nasalcë me 500 maska, lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social vet drejtori i shkolles Ali Latifi.

Postimi i drrejtorit:
Si gjithmone Nasalce e ndihmonë arsimin .
Në vazhdimësi kanē qenë pranē shkollës që tē ndihmohet ne forma te ndryshme .
Edhe kësaj here Asllan Shaqiri me pune dhe banim te perkoheshem ne Zvicër na furnizoi me 500 maska per nx.e shkollës fillore “Ali Bektashi” Nasalcë.
Maskat i dorëzoi punëtori i tij nga firma Asa -Tech Drejtoria e shkolles e flm shume per kete gjest human, ka shkruat Latifi./presheva.com/