SHPËRNDAJE

Shtetasi nga Maqedonia e Veriut në autostradën në vendin ‘Nove Gradishke’ është kapur duke vozitur 251 km në orë.

Mbrëmë në autostradën A3 Bregana-Lipovac në Nove Gradishke, makina me targa zvicerane që e ka drejtuar 46-vjeçari nga Maqedonia e Veriut është ndaluar nga policia e Kroacisë.

Ai është kapur duke vozitur me një shpejtësi prej 251 km në orë kurse policët shoferin e kanë dënuar me gjobë me para si dhe me ndalim vozitje për një muaj.