SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj e ka lëshuar statusin e fundit si kryeministër i Kosovës.

Para se të dorëzojë mandatin te presidenti i vendit, Haradinaj me dy fjali ka përmbledhur porosinë e tij të fundit të cilën e ka mbajtur si qëndrim gjatë tërë kohës si kryeministër.

“Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë!
Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë” shkruan Haradinaj në Facebook.

I pari i AAK-së pritet të udhëtojë gjatë kësaj jave në Hagë pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.