SHPËRNDAJE

Kanë kaluar 4 ditë nga ndihma që i kërkoi OSBE për zgjidhjen e krizës, por Presidenti la të kuptohet se në postën e tij nuk ka mbërritur ende një përgjigje.

Fajtorin se pse nuk po ndërhyjnë ndërkombëtarët Ilir Meta e ka, edhe pse zgjedh te mos i përmende emrin.

“Është shumë e vërtetë, i kam kërkuar edhe ndihmë OSBE. Ju e dini kush mban qëndrime refraktare duke keqpërdorur ndërkombëtarët”, tha Meta.

Ndryshe nga sa bën për krizën, për integrimin shqiptarët i këshillon të mos dëgjojnë asnjë të huaj.

“ Mos prisni asnjë ambasador apo përfaqësues të ke tju thote te verteteten. Atë të vërtete me mire se une nuk e di asnjë. Pa zgjedhje vendore minimumi gjithëpërfshirëse, ne 13 tetor s’ka integrim që të bjere nga qielli me 18 tetor”, vazhdoi presidenti më tej.

Një përgjigje nga një tjetër institucion ndërkombëtar e pret edhe mazhoranca për shkarkimin e tij si President , por Ilir Meta thote se nuk i druhet opinionit te Venecias.

“As nga Komisioni i Venecias as nga bienalja e Venecias. Unë nuk kam hallin e Venecias, por te gjyqi i Bechetit dhe që qeveria ta fitojë në apelimin që ka bërë se është faturë e madhe për shqiptarët. Dhe të hapë sytë për proceset e tjera që janë në arbitrazh”, tha ai.

Por për Edi Ramën në vështirësi është i Ilir Meta, të cilin u vetë ofrua të ndihmojë.

“ E falenderoj për solidaritetin. Po të kem problem shëndetësor shkoj tek doktori . Nevojë për piktura s’kam. Jam gati të ngjitem në majën e Korabit nëse do na bashkangjitet është e mrekullueshme. Ka vështirësi me malet e Tropojës, por jo me të Dibrës. I vetmi shqetësim data 19 tetor. Edhe këtë e kemi marrë me mik këtë datë”, tha ai.

Nga 13 tetori Presidenti nuk heq dorë . Një këshilli e ka edhe për opozitarët: “Zgjedhje daneze te mos presim. Padyshim nje minimum standarti te domosdoshëm. Garanci për këto duhet të japë qeveria. Nëse eshte e interesuar për celje negoicatash”.

Jashtë vëmendjes nuk mbeti as paralajmërimi i tij për termet apokaliptik. Gazetarët e lajmëruan se sizmiologu grek i ka cilesuar qesharake deklarimet e presidentit shqiptar.

“Se di ca ka thënë sizmilogu grek . Ja ku i keni 45 linqe. Greqia nuk është në kufi me Zelandën e Re, por me Shqipërinë. Pak muaj me parë ndodhën tërmete në Korçë.

Debatet për Sorosin dhe diversionet në mediat online lidhur me PD, Meta preferoi t’i shmangë.