SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta nuk ka nguruar që të publikojë disa mesazhe që kryeministri Edi Rama i ka dërguar përpara zgjedhjeve. Nga konferenca për mediet, Meta tha se sot ka vendosur t’i nxjerrë të gjitha në dritën e diellit, madje edhe mesazhet private me kreun e qeverisë, ndërsa zbuloi edhe mesazhin që i çonte kryeministrit Rama më 18 shkurt, dy ditë pas 16 shkurtit, ditë në të cilën opozita dogji mandatet zyrtarisht.

“Ça më shkruan ky (RAMA), nuk e kam zakon por do i nxjerrim mesazhet. Më 18 shkurt me shkruan: ‘Lulit i kam shkuar në fund të 2017 se pas zgjedhje lokale nuk do jetë kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj se pasi të mbarosh mandatin si President nuk do gjesh më gjurmë LSI’.

Pra i vjen keq edhe për mua edhe Lulit, mua kur nuk më erdhi keq për ditët e mia në PS në ditët e mia më të zeza, që Edi i gjuante me gurë, e bënte pis atë, nuk më vjen keq as për LSI se e bëra për të dhënë mundësi të rinjve si Gjosha, Panariti, Mehmeti të bëjnë diçka të mirë për vendin”, tha Meta.