SHPËRNDAJE

Në studion e emisionit “Opinion” presidenti Ilir Meta tha se manifestimi i organizuar prej tij në 2 Mars ka për qëllim mbrojtjen e Kushtetutës, ndërkohë që Gjykatën Kushtetuese, edhe një herë e cilësoi si vijën e kuqe.

Ndërsa gazetari Blendi Fevziu u shpreh që mund të japë dorëheqjen dhe të të drejtojë një lëvizje politike për të kthyer legjitimitetin, Meta tha se ai është betuar deri në vitin 2022.
Meta: Vija ime e kuqe është Gjykata Kushtetuese, sepse presidenti ça ka, kushtetutën ka dhe kushtetutën e mbron presidenti dhe gjithë populli, vetem me një gjykatë kushtetuese me integritet.
Fevziu: Jepni dorëheqje, drejtoni një lëvizje politike për të rikthyer legjitimitetin…
Meta: Unë të jap dorëheqje? Që të çohen ca firma me emrin e presidentit të Shqipërisë për t’i bërë ca punë të mbrapshta për çështjen kombëtare?
Fevziu: Po si, presidenti do dali në manifestime?
Meta: Po të iki unë dhe të bëhet Batoni President i Shqipërisë. Unë e dua shumë Batonin, por nuk iki dot.
Fevziu: Batoni po u bë, bëhet president i Shqipërisë dhe Kosovës.
Meta: Skam vëretje, por unë unë jam betuar mbi kushtetutë deri në 24 Korrik 2022.
Fevziu: A ka ndonjë nen në kushtetutë që ju lejon të bëni mitingje?
Meta: Ku ka nen që e ndalon presidentin! Presidenti i rumanisë për një ligj konflikt interesi vajti protestoi jo t’i rrëmbenin Gjykatën Kushtetuese.
Andi Tela: Atje presidenti është i zgjedhur nga populli dhe presidenti shkoi 10 minuta dhe iku.
Meta: Ja ta shohim si do reagojë.