SHPËRNDAJE

Ish- zonja e parë e ShBA-së, Michelle Obama ka reaguar disa orë pas komenteve fyese që presidenti Donald Trump kishte bërë për Distriktin e Baltimores, duke e cilësuar atë si “të neveritshëm dhe të infektuar nga minjët”.

Komenti i ish-zonjës së parë erdhi pasi që liderët dhe qytetarët e Baltimores mbrojtën qytetin dhe përfaqësuesin demokrat Elijah Cummings të cilët ishin cak i komenteve të presidentit Trump, shkruan CNN.

Megjithëse, Michelle Obama nuk përmendi Trumpin, njëra nga gratë kishte thënë “kur dikush është mizor dhe vepron dhunshëm, ju nuk duhet të uleni në nivelin e tij”.

Kujtojmë se në Distriktin e Baltimores gjendet një komunitet mjaftë i madh hebrenjësh, rreth 32,000 sish dhe kongresmeni Cummings vazhdimisht ka përkrahur iniciativat e studentëve afro-amerikan për të realizuar vizita të ndërsjella në Izrael.

Trumpi është përfshirë në një sërë përballjesh me kongresmenen Ilhan Omar, e cila nuk është e lindur në SHBA, por kishte ardhur nga Somalia në moshën 5 vjeçare, ku i kishte thënë kësaj të fundit që “të kthehej nga kishte ardhur dhe të ndihmojë vendin e saj të infektuar nga krimi”.

“Çfarë e bënë vendin tonë vërtet të madh është diversiteti i tij,” kishte shkruar Michelle Obama.

”Unë e kam parë këtë bukuri në shumë mënyra përgjatë viteve. Nëse kemi lindur këtu ose kemi kërkuar strehim këtu, ka vend për të gjithë. Duhet ta kujtojmë që Amerika nuk është e imja ose e juaja, Amerika është e jona.”