SHPËRNDAJE

Më 15 maj, një orë pas mesnate, tre migrantë vodhën një kiosk në Bujanoc, njofton policia, transmeton presheva.com.

Njëri prej tyre u arrestua, ndërsa policia po kërkon dy të dyshuar të tjerë.

Siç na konfirmoi nga Prokuroria Themelore Publike, migrantët thyen xhamin në frigorifer me një guri dhe vodhën një sasi më të madhe pije alkoolike.

Policia arrestoi një pakistanez (23) i cili ishte akomoduar përkohësisht në Qendrën e Pritjes për Migrantët në Bujanoc menjëherë pas grabitjes, ndërsa dy janë ende në kërkim.

Prokuroria e karakterizoi aktin si vjedhje të rëndë, dhe pakistanezit të arrestuar u urdhërua të ndalohej deri në 30 ditë pas marrjes në pyetje./presheva.com/