SHPËRNDAJE

Klopp

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp është dëshira më e madhe e presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi, për pasardhës të Filippo Inzaghit.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka zgjedhur trajnerin e ri të ekipit.
Kreu i Rossonerëve është i interesuar për angazhimin e strategut të Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”.
Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ndoqi ndeshjen mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit në Torino, në kuadër të Ligës së Kampionëve, dhe ai ka shfrytëzuar rastin për ta takuar dhe biseduar shkurt me Kloppin.
Projekti është trevjeçar, dhe ndërlidhet me inaugurimin e stadiumit të ri që parashihet të jetë i gatshëm për sezonin 2018/19.

Klop-Calcio