SHPËRNDAJE

Kobe Bryant dhe katër persona të tjerë kanë humbur jetën në një aksident me helikopter në Calabasas, California , të Dielën në mëngjes (sipas kohës lokale).

Ylli i NBA ishte një tifoz i Milanit ku disa herë shkoi për t’i vizituar si në stadium si në qendrën stërvitore.

Skuadra italiane ka shprehur ngushëllime për Bryant duke reaguar menjëherë pas lajmit tragjik.

Ne nuk kemi fjalë për të shprehur sa të tronditur jemi kur dëgjojmë për vdekjen tragjike të një prej sportistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe tifozit rosoner, Kobe Bryant. Të gjitha ngushllimet tona janë me familjet e të prekurve nga ky aksident tragjik. Do të na mungosh përgjithmonë, Kobe“, ka shkruar Ac Milan.