SHPËRNDAJE

Kuvendi i Maqedonisë miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor ku ulet mosha e pensionit për minatorët. Ndryshimi i këtyre ndryshimeve hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare”. “Në përputhje me programit e premtuar për punë, Ministria e Punës dhe Politikë Sociale përmes Qeverisë përgatiti zgjidhje ligjore ku minatorët do të mund të pensionohen në pension me mbushjen e 40 viteve përvojë punë për burrat, respektivisht 35 vite përvojë pune për gratë. Kjo do të thotë se nëse deri sot një minator pensionohej me mbushjen e 58 viteve, me ligjin e ri do të pensionohet me 50 vite. Këto ndryshime ligjore dalin nga kërkesat disa vjeçare të minatorëve” thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe ivalidor mundëson që të siguruarve që punojnë në vende punë ku sigurimi ju llogaritet me kohëzgjatje ju ulet mosha e pensinomit proporcionalisht në kohën e kaluar në punë me stazh me benifite.