SHPËRNDAJE

DruriTrepca

Fillimi i viteve te 80-ta në Kosovë karakterizohet me një situatë jashtëzakonisht të rëndë.
Tensionet ndërmjet shqiptarëve autokton dhe serbëve kolonialist përshkallëzohen tepër.
Shqiptarët edhe pse në ish-Jugosllavi ishin populli i tretë për nga numri pas serbëve dhe kroatëve, nuk arritën të krijojnë shtetin e tyre deri më 17 shkurt 2008 . Kosova e populluar me mbi 90% me shqiptarë administrohej nga Beogradi. Shqiptarët eksploatoheshin e mbaheshin të shtypur e të sunduar nga ish- Jugosllavia. Posaçërisht Serbia ishte ajo që shqiptarët i kishte zhveshur nga çdo e drejtë e tyre themelore .Serbët e synonin Kosovën pa shqiptarë. Mitomanët serbë në Beograd me pjesën e serbëve të vendosur si kolonë në Kosovë, bënin lojën e lugatit. Shembulli më i mirë për të argumentuar çmendurin e tyre ndaj shqiptarëve të Kosovës është ai më 1maj 1985 kur në rajonin e Komunës së Gjilanit,saktësisht në fshatin Livoç i Epërm , serbi Gjorgje Martinoviq çon zhurmë të madhe duke kryer një vepër turpi ndaj vetvetes.

Ai ka futur grykën e shishes së thyer me një hu në brendësi të zorrës së vet të trashë,në mënyre që më vonë për këtë akt të pamoralshëm të dhunës të gjendet pretekst për presion dhe dhunë mbi shqiptarët.

Kjo ngjarje ishte planifikuar me platformën nacionaliste serbomadhe duke u munduar që në opinionin ndërkombëtar gjendja e serbëve në Kosovë të kuptohet e pa shtegdalje dhe e patolerueshme. Në njëfarë mënyre kjo edhe u arrit .Pasuan vrasjet,burgosjet,përndjekjet,lëçitjet dhe mënjanimi i intelektualeve të mirëfilltë shqiptar nga institucionet e Kosovës. Këto masa skllavëruese e dëshpëruan tepër popullin e Kosovës e në veçanti Minatorët e Trepçës. Ata me qëndresën e tyre të pashembullt deri atëherë do të hynë në Historinë e Kosovës të njohur si Luanët e Nëntokës.
Stantergu do të jetë epiqendra e dridhjes dhe e shembjes së komunizmit dhe shembulli më praktikë për vendet e Evropës me sistem komunist se si duhet të luftohet ndaj robërisë. Mbi njëmijë e treqind minatorë të Trepçës,të Novobërdës, dhe të Goleshit më 20 shkurt 1989 nisin grevën duke qëndruar tetë ditë e tetë net të ngujuar në galeritë e nëndheshme e të errëta të STANTERGUT. Kjo qëndresë deri atëherë e paparë ndërgjegjësoj botën.
Kjo ngjarje si një nga ngjarjet më të guximshme në historinë e re të Kosovës,u trajtua në mënyrë objektive nga shtypi në Slloveni dhe Kroaci. Ndërkaq agjencitë ndërkombëtare si:”Rojter” “AFP” “Frankfurter Rudschan” Stuttgarter Zeitung” Die Presse”etj, bënë vështrime dhe analiza duke e konsideruar këtë sakrificë të madhe të Minatorëve të Trepçës, me mbyllje mbi njëmijë metra në thellësitë e nëntokës si heroizëm të padëgjuar as edhe në legjenda. Bota paqedashëse këtë sakrificë të minatorëve e cilësoi plotësisht të drejtë dhe të ligjshme. Minatorët e Trepçës, ishin shkëndija të para që sinjalizuan qendrat e vendosjes në Evropë e Amerikë se në nëntokën e Kosovës,po luftohet për mbrojtjen e dinjitetit të nëpërkëmbur shqiptar. Mbylljen në nëntokë Minatorët e Trepçës, e kishin bërë : Ose për të ngadhënjyer ose për të vdekur! Për të dënuar krenarinë e Minatorëve të Trepçës, Kisha Ortodokse Serbe e kryesuar nga popi infantil Pavle ,i cili ishte urrejtës i përbetuar i shqiptarëve mori përkrahje edhe nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë .

Ato së bashku i nxisnin Mediet serbe për zhurmë e propagandë sa më të madhe në mënyrë që të shtrembërohet e vërteta e këtyre ngjarjeve. Serbia sidomos nëpërmjet paçavures së quajtur” Jedinstvo” që editohej në Prishtinë etiketonte me fjalorin më përçmues Minatorët e Trepçës,duke i konsideruar edhe si varrmihës dhe nismëtarë të shembjes së Jugosllavisë .Këtë e bënin nga zilia ndaj minatorëve të cilët ishin bërë himn trimërie kudo. Ata të paluhatshëm kërkonin çlirimin nga Serbia,dhe tiranët e saj që kishin mbjellë urrejtje të madhe në çdo cep të Kosovës.

Kurse këto zhvillime në Kroaci e Slloveni shiheshin krejtësisht ndryshe dhe përshkruheshin me tone pozitive. Minatorët e Trepçës ishin ata që u dhanë kurajë e motivim udhëheqëseve politikë të Sllovenisë e të Kroacisë që të tregohen të vëmendshëm e syçelë ndaj politikës hegjemoniste të Serbisë, e cila përgatiste përhapjen e flakëve të luftës edhe në këto dy Republika të ish- Jugosllavisë. Paralajmërimi i Minatorëve të Trepçës u morë seriozisht. Në janar të 1990-ës në Beograd mbahet Kongresi i 14-të dhe i fundit i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, ku delegacioni slloven dhe ai kroat e lëshojnë Kongresin në shenjë pakënaqësie dhe kështu merr fund krijesa artificiale e vetëquajtur Jugosllavi Federative.
Këto dy Republika më 1991 dhe 1992 me Referendum gjithë popullor zyrtarizojnë shkëputjen definitive nga Jugosllavia. Në Serbi shfaqet pakënaqësi e madhe priftërinjtë leshatak të Kishës Ortodokse serbe të financuar nga Rusia dhe pansllavistët tjerë forcuan pozitën e Millosheviqit në krye të njëfarë Jugosllavie qorre. Shteti dy dygjymtyrësh Serbi-Mal i Zi, i kryesuar nga Millosheviq dhe servili i tij Bullatoviq të ardhmen e shihte në mitingje duke rekrutuar vullnetarë për luftë . Sloganet e Millosheviqit se” Serbia e Mali i Zi janë si një kokë me dy sy” i dehën malazezët aq shumë sa që ata nuk shihnin përtej hundës së tyre dhe s’ ishin më në gjendje t,i kontrollonin epshet e tyre nacionaliste. Serbë e malazezë të rënë në delir nga thirrjet e ultra shovinistit Millosheviq në emër të krijimit të një Serbie të Madhe nisën sulmet invaduese në Slloveni, dhe kryen masakra të llahtarshme në Bosnje, Kroaci e Kosovë.

Për ta evituar këtë rrezikshmëri që mund t,i fuste në zjarr edhe vendet tjera të Gadishullit Ballkanik, Evropa dhe SHBA-ës edhe pse me vonesë gjetën zgjidhje të drejtë duke u ofruar njohje vendeve të cilat Serbia ëndërronte t,i nënshtroj. Ndërkaq në Kosovë Millosheviqi kokëbeton e vazhdoi gjenocidin deri në qershor 1999 kur pjesëtarët e UÇK-së të ndihmuar pakontestueshëm nga forcat e NATO-s e gjunjëzuan dhe i dhanë fund pushtimit mbi njëqindvjeçar të Serbisë mbi Kosovën. Një rol të rëndësishëm në këto Lëvizje për t,i kthyer vendet e Evropës Juglindore përfundimisht kah Perëndimi e patën edhe grevat e Minatorëve të Trepçës. Prandaj njëzet e gjashtë vjetori i grevës së Minatorëve të Trepçës, me të drejtë mund të quhet edhe si stina e heronjve të nëntokës.

Shkruan: Arif Ejupi