SHPËRNDAJE

Këshilli i ministrave të BE-së kanë miratuar sot konkluzionet mbi Serbinë dhe vendet e tjera në procesin e zgjerimit.

Në konkluzionet mbi Serbinë është theksuar se zhvillimet aktuale midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë të qëndrueshme dhe se është e nevojshme që dialogu të vazhdojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Beogradi të bëjë përpjekje të mëtejshme dhe të kontribuojë në krijimi ne një mjedisi të përshtatshëm për dialogu, që përfshin angazhim ndërkombëtar dhe rajonal”, thuhet në konkluzionet e ministrave të BE-së.

Tutuej u theksua se një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht detyruese duhet të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, standardet e BE-së dhe të kontribuojë në stabilitet rajonal.

Sipas mediave serbe nga Këshilli i ministrave të BE-së kanë shprehur keqardhje se nuk ka pasur asnjë përparim në hartimin e komunave me shumicë serbe, por edhe në zbatimin e plotë të menaxhimit të përbashkët të vendkalimeve, marrëveshjes së energjisë duke u vënë në dukje dhe mos-funksionalizimi i hapur i trafikut tek ura në Mitrovicë.

“Serbia të vazhdojë të punojë në përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën mbetet baza, e që do të përcaktohet përmes negociatave”, thuhet tutje.