SHPËRNDAJE

Ministri i Arsimit Mlladen Sarçeviç, në prag të provimit përfundimtar të nxënësve të shkollave fillore tha se në maturën e vogël, siguria e testeve do të sigurohet nga drejtorët, shërbimet mbikëqyrëse të administratave shkollore, inspektorët nga niveli lokal dhe republikan. Sharçeviç, vuri në dukje se në shkollat ku kontrolli i mëparshëm ishte shumë i dobët, tani masat janë shumë rigoroze: “Shumë njerëz marrin pjesë në monitorimin e procedurës së printimit dhe shpërndarjes së testeve. Unë së bashku me 18 ndihmës do ta kryejmë mbykqyrjen. Në maturën e vogël do të vijnë të gjithë inspektorët nga niveli lokal dhe republikan, këshilltarët dhe drejtuesit e administratës së shkollës”. Ai theksoi se është e rëndësishme për semimaturantët që të vendosin nëse duan të studiojnë ose të punojnë pas shkollës së mesme dhe të vendosin në përputhje me këtë, të shkojnë në shkollë të mesme dhe të dytën të zgjedhin drejtime të dyfishta për ti siguruar vetës punë dhe pagë: “Provimi përfundimtar është i rëndësishëm për të rinjtë dhe familjet e tyre, sepse edhe kualifikuesi dhe çertifikim, atyre u kryen një nivel arsimor, por gjithashtu mbledhin pikë për arsimim të mëtejshëm”. Ai shton se me futjen e një oferetë të pasur të drejtimeve të gjimnazit, numri i filloristëve për gjimnazin është rritur: “Me pasurimin e  programeve zgjedhore do t’u sigurojmë universiteteve dhe shkollave profesionale studentë me një shkallë më të lartë tyë dijes, sepse tani shumë nxënës vijnë me nota pesëshe nga shkollat e mesme dhe bien në provimet në fakultet”. Ministri Sharçeviç ka theksuar se në periudhën e ardhshme, fokusi do të jetë në përmirësimin e arsimit të mesëm profesional dhe të të mesuarit gjatë gjithë jetës nëpërmjet edukimit të të rriturve./presheva.com/