SHPËRNDAJE

Në kuadër të Programit të bashkëpunimit ndërkufitar INTERREG Itali-Shqipëri-Mali i Zi, janë miratuar dy projekte në të cilat Komuna e Tuzit është partner.

Projekti LEC- Komuna e Tuzit si partner Udhëheqës do të implementojë së bashku me partnerët Bari (IT) dhe Mirabello (IT) dhe Bashkinë e Tiranës (ALB) në kohëzgjatje prej 18 muaj.

Projekti është nga një masë e efikasitetit të energjisë, kështu që objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit të energjisë dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë përmes zhvillimit të një “bashkësisë lokal të konsumatorëve aktivë të energjisë” (LEC).
Ndër aktivitete të tjera, në kuadër të këtij projekti, do të rinovohet inventari mobilier në shkollën e mesme të përzier “25 maji” në Tuz.

Projekti Adria_Alliance- Komuna e Tuzit do të implementojë si partner me partnerin kryesor Bashkimin e Komunave të Greca Salentina (IT), LAG Molise verso il 2000 (IT), ESCOOP Cooperative Sociale Evropiane (IT), Bashkinë Malësi e Madhe (AL) dhe partnerë të asociuar – Ministria e Ekonomisë së Malit të Zi i – Drejtoria për efikasitetin energjetik dhe FEDERESCO (IT) për 18 muaj.

Edhe ky projekt është gjithashtu nga masa e efikasitetit të energjisë.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit Adria_Alliance është të shkëmbejë njohuri dhe përvojë për t’iu mundësuar partnerëve të kenë një planifikim strategjik efektiv dhe një model qeverisjeje të zgjeruar, të përqendrueshëm në efikasitetin e energjisë dhe sigurinë e qyteteve nga rreziqet e ndryshimit të klim ës.

Përveç aktiviteteve të tjera, projekti parashikon zëvendësimin e impianteve ekzistuese të bojlerëve në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” me djegie të brendshme, me qëllim të zvogëlimit të ndikimit negativ mjedisor dhe efikasitetit të energjisë.