SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e rregullt të këshillit komunal janë shqyrtuar dhe miratuar raportet e punës dhe planet financiare të të gjitha institucioneve publike ku është themelues kuvendi komunal.

Drejtorët e këtyre institucioneve kanë prezantuar raportet e tyre të vitit 2019 dhe planet financiare të parashikuara për vitin 2020.

Sipas kryetarit Shqiprim Arifi në takimin e sotëm u bë edhe formimi i komisioneve për ndërmarrësi ku për këtë vit Komuna e Preshevës ka paraparë 13 milion dinarë.

Komisioni për subvencionimin e bujqëve sipas të dhënave zyrtare për këtë vit Komuna e Preshevës ka paraparë 10 milion dinarë .

Ndërsa pika tjetër ishte shqyrtimi dhe miratimi i plotësim ndryshimit të taksave lokale komunale për vitin 2020.

Në pikën e fundit Të ndryshme u shqyrtuan dhe u miratuan kërkesat e qytetarëve që ishin dërguar adresë të Këshillit Komunal./presheva.com/