SHPËRNDAJE

Miratohet kërkesa për dorëheqje e ushtruesit të detyrës së drejtorit në Ndërmarrjen Publike Informative Presheva në Preshevë. Këshilltarët shumicë konstatuan dorëheqjen e drejtorit duke mundësuar ndërprerjen e mandatit të ushtruesit të detyrës në këtë ndërmarje.

Kërkesa e fundit e drejtuesit të këtijë institucioni ishte drejtuar tek kryetari i kuvendit më datë 24 tetorë ku Ramiz Mehmeti ka arsyetuar dorëheqjen e tijë për obligime private. Gjatë pasdites së sotme kanë vazhduar punimet e seancës së jashtëzakonshme të kuvendit ku është shqyrtuar dhe miratuar edhe plotësim ndryshimi i vendimit mbi themelimin e organizatës për kulturë fizike .

Poashtu votat e shumicës i ka fituar edhe pika e fundit e rendit të ditës për këtë seancë që kishte të bëjë me Eksproprimin e zonës industriale Presheva në Preshevë që bëhet fjalë për një procedurë teknike./presheva.com/