SHPËRNDAJE

Rebalansi i buxhetit të vitit 2019 ishte ndër pikat kryesore që u shqyrtuan dhe u miratuan në mbledhjen e rregullt të këshilit komunal në Preshevë.

Në këtë mbledhje u shqyrtua dh u miratiua Propozim- Vendimi mbi rrugët komunale dhe rrugicat në territorin e komunës së Preshevës, propozimi i komisionit për dhënien e besimit të bartjes së linjave lokale të udhëtarëve në territorin e komunës së Preshevës dhe pruarja e Aktvendimit mbi ndarjen e linjave për bartjen e udhëtarëve në territorin e komunës së Preshevës.

Drejtuesi i kësaj mbledhje, Shqiprim Arifi për portalin tonë ka konfirmuar se me anëtarët e këshillit komunal është shqyrtuar dhe miratuar edhe Propozim– Vendimi mbi kategorizimin e rrugëve në Komunën e Preshevës./presheva.com/