0.9 C
Presevo, Serbia
02.12.2020
Ballina ShowBiz “Miss BumBum” dashurinë për Lionel Messin e përjetëson në trup

“Miss BumBum” dashurinë për Lionel Messin e përjetëson në trup

SHPËRNDAJE

Ish-fituesja e Miss Bum Bum, Suzy Cortez, prej vitesh është tifozja më e madhe e futbollistit Messi dhe klubit futbollistik, Barcelona.

Ajo e ka çuar dashurinë e saj për Lionel Messin një hap më tej duke bërë një tatuazh tjetër të heroit të saj në pjesën e poshtme të stomakut.

Ky veprim nuk do të jetë edhe aq i mirë për familjen e Messit, pasi superylli i Barcelonës e ka bllokuar më parë atë në rrjetet sociale meqë u bombardua me fotografi tërheqëse të saj.

Miss BumBum përjetëson fytyrën e Messit në trup 

Zeshkania nga Brazili, e cila ka përjetësuar Lionelin edhe në të pasme, thotë se ilustrimi i ri seksual përmbush një premtim që ajo bëri së fundmi në një shfaqje televizive.

29-vjeçarja tha, “Meqë unë bëra tatuazh emblemën e Barcelonës në të pasme, unë po mendoja të bëja një tatuazh tjetër për të nderuar lojtarin më të mirë në histori”.

“Unë e komentova këtë për herë të parë në një intervistë televizive gjatë udhëtimit tim në Meksikë kur fitova Miss Butt World. Ishte një premtim dhe unë e mbajta atë”.

Miss BumBum përjetëson fytyrën e Messit në trup 

Ajo u bllokua në mediat sociale nga futbollisti argjentinas dhe bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo pasi e etiketuan në disa imazhe provokuese.

Më pas ajo filloi një fushatë në internet për të inkurajuar fansat e saj që ta mbështesin atë dhe ta bindin Messin për ta zhbllokuar.

Miss BumBum përjetëson fytyrën e Messit në trup 
Miss BumBum