SHPËRNDAJE

Udhëheqësit politikë të shqiptarëve nga Serbia jugore, duke kërkuar që tri komunat ti bashkohen Kosovës, mund të shkaktojë konflikt ndëretnik, tha sot deputet dhe kryetar i Bordit Komunal të Partisë Progresive Serbe Nenad Mitroviq.

Në pyetjen se si e ka interpretuar kërkesën e udhëheqësve të shqiptarëve nga Bujanoci dhe Presheva në Kuvendin e Kosovës për bashkimin e tre komunave Kosovës, Mitrovic, tha se kërkesa sigurisht nuk do të kontribuojnë në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Vendimi i Kuvendit të Kosovës nuk është i detyrueshëm as për Beogradin, as për përfaqësuesit ndërkombëtarë,” tha Mitrovic.

Sipas tij, është e qartë se përfaqësuesit e shqiptarëve e kanë humbur kredibilitetin e tyre me zgjedhësit e tyre dhe tani janë duke u përpjekur që të animojnë para zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar.

Ai kujtoi se tre komunat që u përmendën kurrë nuk kanë qenë pjesë e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë.

Mitrovic paralajmëroi se të njëjtat kërkesa mund të japin dhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoni në Kumanovë, në veri të Shkupit, Tetovës … Çfarë do të thotë kjo? A kemi një efekt domino në regjion? Shqiptarët nga rajoni kërkojnë që brenda zgjidhjes se çështjes së statusit të Kosovës të zgjidhet statusin e saj në vende të tjera, jo vetëm në Serbi, sepse atje janë Maqedonia dhe Mali i Zi “, tha Mitrovic./presheva.com/