SHPËRNDAJE

Rasti i vajzës së zhdukur ditë më parë dhe paraqitja e lajmeve nëpër disa tabolide ka shtyrë që edhe Ministria e Kulturës dhe Informimit e R.Sërbisë të reagojë ashpër në këtë drejtim, duke bërë me dije se në të ardhmën mediat që shkelin etikën mediale cilat do qofshin ato, sidomos me publikimin e lajmeve të të miturve do të përballen më reagime të ashpra deri tek procedurat gjyqësore.

Në një informatë të lëshuar nga MKI thuhet se, “Faqet e para të disa tabloideve paraqesin vetëm fundin e imoralitetit medial dhe paturpësisë.

Ministria e Kulturës dhe Informimit e Sërbisë me vlerësimin më të thellë të neveritjes ka vlerësuar se janë tejkaluar të gjitha kufijtë e trajtimit çnjerëzor në lidhje me interesat e personave të mitur dhe prindërve të tyre, të cilët vetëm se kanë vuajtur mjaftueshëm që disa perverz medialë në mënyrë çnjerzore dhe në kundërshtim me ligjin kanë prekur në plagë të nxehta.

Kjo është pika në të cilën shoqëria duhet të jetë e bashkuar dhe solidare në gjykimin e këtyre mizorive të mediave, sepse përndryshe ajo do të kalojë në një gjendje para-civilizuese të fundosjes dhe imoralitetit etik.

Në këtë drejtim, Ministria e Kulturës dhe Informimit do të marrë të gjitha masat që janë në kompetencën e saj, dhe pret reagim të shpejtë dhe vendimtar nga Prokuroria Publike” thuhet në postimin e MKI-së.

Rrregullorja e ligjit për informim mbi mbrojtjen e përsonave të mitur, parashes sanksione të ashpra për mediat që shkelin kodeksin medial./presheva.com/