SHPËRNDAJE

Molla

Molla është një ndër frutat më të mira që këshillohet të konsumohet. Mollët nëse konsumohet rregullisht ju ndihmojnë të shmangni problemet shëndetësore metabolike, përfshirë diabetin.
Substanca aktive në mollë njihet si acidi ursolik.

Kjo substancë nuk është në mishin e saj, por te lëvoret. Pra, nëse deri më tani i keni qëruar mollët, tash e tutje mos e bëni një gjë të tillë. Sipas një studimi, konsumi i për çdo ditë i një molle me lëvore ndikon ta luftoni mbipeshën e madje edhe diabetin.

Përshpejton metabolizmin
Masa muskulore mund të djegë disa nga kaloritë e tepërta. Nëse qëllimi juaj është të humbni në peshë, atëherë ekspertët ju rekomandojnë të ushqeheni shëndetshëm, me nga një mollë në ditë, pasi që mollët posedojnë sasi të larta të fibrave.

Një mollë me lëvore posedon rreth 4.4 gramë fibra, që janë rreth 18 për qind të nevojave ditore me fibra.