SHPËRNDAJE

Pavarësisht vështirësive në rrugëtimin e “Mollëkuqeve”, sukseset nuk kanë te ndalur.

“Mollëkuqet” në festivalin ‘’EUROKIDS” që u mbajt në Itali kanë rrembyer vendet e para në kategori të ndryshme.



Udhëheqësja e Mollëkuqeve, Arta Haziri Nuhiu me këtë rast ka shkruar :
Për të satën herë dëshmojmë vlera dhe cilësi, sepse konsiderojmë se përkushtimi në punë dhe vullneti i madh, gjithmonë përkthehen në rezultate të kënaqëshme.
Këtë më së miri e dëshmon pjesëmarrja e “Mollëkuqeve” në festivalin në Itali ‘’EUROKIDS”, ku në mesin e 100 garueseve nga shtete të ndryshme, nxënëset tona rrëmbyen vendet e para në kategoritë

– Në kategorinë Pop, folk dhe muvis, Ilda Nuhiu rreshtohet në vendet e para.



– Yllza Hasani, në muvis rrëmben vendin e parë, ndërsa në folk të dytin.



 Edisa, në dy konkurset vendet e para, në folk dhe muvis, ndërsa në Pop dhe Rock, vendin e dytë.

Salije Bajrami merr vendin e dytë në folk.


Emocion i veçantë kur krejt mundi dhe rruga e vështirë përkthehen në rezultate të larta në këto gara me karakter ndërkombëtare. Është motiv për angazhime shtesë, për dinamikë tjetër në punë, dhe natyrisht besim në vetëvete dhe siguri për ecje tutje drejt sukseseve të reja./presheva.com/