SHPËRNDAJE

Ish-presidenti i Perusë, Alejandro Toledo, është arrestuar në SHBA,bëjnë të ditur autoritetet peruane.

Zyra e kryeprokurorit tha se arrestimi i tij ishte në lidhje me një kërkesë për ekstradim të lëshuar në mars të vitit të kaluar.

Z. Toledo është akuzuar për marrjen e ryshfeteve me vlerë 20 milion $ në nga kompania ndërtuese braziliane, Odebrecht, gjatë kohës që ai ishte në detyrë midis viteve 2001 dhe 2006.

Ai mohon të gjitha akuzat duke thënë se ata janë të motivuara politikisht.