SHPËRNDAJE

Moti i ligë ka kapluar Serbinë e në veçanti kryeqytetin e këtij vendi – Beogradin, ku nga erërat e forta janë shkulur me rrënjë drunjtë, si dhe shumë banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

Rrugët e qytetit po ngjajnë më shumë me lumenjtë të cilët kanë dalë nga shtrati.

Shumë autobusë të trafikut urban kanë mbetur në rrugë nga reshjet e shiut, ku nga sasia e madhe e shiut janë bërë të pakalueshme rrugët e lagjeve të ndryshme.

Sa i përket veturave private, raportohet se me dhjetëra janë shkatërruar kur erërat e forta shkulën drunjtë që përfunduan mbi to.

Video dhe fotografi të shumta amatore tregojnë gjendjen kaotike në këtë qytet, por edhe në qytetet tjera. Në një fotografi shihet breshëri me madhësi të topit të ping pongut që ka rënë.

E instituti hidrometeorologjik ka paralajmëruar se të reshura do të ketë edhe në ditët e ardhshme, derisa vlera e dëmeve materiale nuk është bërë ende.