SHPËRNDAJE

Mourinho

Menjëherë sapo Jose Mourinho se finalja e Capital One Cup kundër Tottenham është më e rëndësishmja në karrierën e tij, ishte e vështirë të mos i hidhje një sy të shkuarës së “Special One” dhe rekordit të tij në finalet e kupave.

Tekniku portugez ka humbur vetëm 1 finale në 11 sezonet e tij të plota si trajner, duke fituar 10 të tjera, 7 tituj kampion dhe 4 Superkupa. Në total janë 21 trofe të ndryshëm në 727 ndeshje, me një mesatare prej 1 trofeu në 35 ndeshje.

Të vetmen finale që skuadra e udhëhequr nga ai është mundur ka qenë ajo e Copa del Rey në 2013, kur Real Madrid u mund 2-1 nga Atletico Madrid: por edhe atëherë skuadra e tij u dorëzua në kohën shtesë.
Ja trofetë e Mourinhos:

PORTO: Primeira Liga: 2002–03, 2003–04
Kupa e Portugalisë: 2002–03
Superkupa e Portugalisë: 2003
Champions League: 2003–04
UEFA Cup: 2002–03

INTER: Serie A: 2008–09, 2009–10
Coppa Italia: 2009–10
Superkupa e Italisë: 2008
Champions League: 2009–10

REAL MADRID: La Liga: 2011–12
Copa del Rey: 2010–11
Superkupa e Spanjës: 2012

CHELSEA: Premier League: 2004–05, 2005–06
FA Cup: 2006–07
Capital One Cup: 2004–05, 2006–07, 2014–15
FA Community Shield: 2005