SHPËRNDAJE

Ibrahimovic

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka kërkuar nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s të anulon kartonin e kuq të sulmuesit Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka kërkuar nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s të shfuqizojë përjashtimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.
Ylli suedez u ndëshkua me karton të kuq pas një përplasje me mesfushorin e Blues, Oscar, pas 31 minutash lojë në Stamford Bridge.
Dhe, Mourinho pajtohet se vendimi i gjyqtarit Bjorn Kuipers ishte i ashpër.
“Kam biseduar me Zlatanin pas ndeshjes, është gjithmonë i ndershëm dhe ishte shumë i dëshpëruar”, deklaroi Mourinho.
“Shpresoj që UEFA t’ia minimizoj suspendimin në mënyrë që ai të luajë në çerekfinale”, u shpreh ai.