SHPËRNDAJE

Fikri Mehmeti me bashkëpuntorë Alfred Halili e Kushtrim Asllani u takuan me zv.Ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Zafir Berisha. Në këtë takim u diskutua për procesin e pajisjes me lejeqëndrim të luginasve në Kosovë, dhe preokupime tjera të komunitetit tonë luginas në Kosovë dhe serbi.
Nga zv.ministri Berisha morën premtimin se procesi do të përshpejtohet dhe do të përfundoje suksesshëm. Njëherit zv.Ministri Berisha u zotua se do të angazhohet maksimalisht në MPB deri në realizimin e plotë të të drejtave elementare të luginasve në Kosovë./presheva.com/