SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Brendshme i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë marrë (SMS) mesazhe në lidhje me pagesën e pensioneve, përmes së cilave atyre, si klient i bankës, u kërkohen të dhëna personale dhe informacione bankare, që ti paraqesin ato në Departamentin për luftimin e krimit të teknologjisë së lartë në adresën elektornike vtk@mup.gov.rs ose përmes Shoqatës së Bankave të Republikës së Serbisë.

Departamenti për luftimin e krimit të teknologjis së lartë pranë  Ministrisë së Punëve të Brendshme, me urdhër të Prokurorisë Speciale për Krime të teknologjisë së lartë të Prokurorisë Publike në Beograd, ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për të zbuluar autorët e këtyre krimeve.

Ditët e fundit, një numër i qytetarëve kanë marrë (SMS) mesazhe false në lidhje me pagesën e pensioneve duke u kërkuar atyre të japin informacione personale, numrin unik të identifikimit të qytetarëve, numrin e llogarisë bankare, kodin PIN dhe informacione të tjera të ngjashme.

Ministria e Brendshme dhe Zyra e Prokurorisë Speciale për Krime të teknologjisë së lartë paralajmërojnë opinionin se kjo është një mashtrim dhe i bëjnë apel qytetarëve të mbrojnë të dhënat e tyre personale dhe të biznesit me kujdes më të madh, në mënyrë që të mbrohen nga mashtrimi i mundshëm./presheva.com/