SHPËRNDAJE

Muhamed Xhemaili nga Dobrosini i Bujanocit i lindur më 16 qershor 1977, tashmë ka vendosur të kyqet në politikë, siç shprehet ai për të bërë ndryshime.

Muhamed Xhemaili një hoxhë me tipare të tolerancës dhe të bëmirësit ishte dhe ish ushtar i UCPMB-së. Një kohë ka drejtuar dhe OVL-në të UCPMB-së në Bujanoc.

Ne vazhdim ju sjellim postimin e tij të plotë si kandiadat i APN-së për këshilltar në Kuvendin Komunal të Bujanocit në zgjedhjet e 21 qeshorit 2020.

Të dashur qytetarë të Luginës.
Të dashur bashkëvendas.
Duke e parë situatën politike në vendin tonë,duke parë shumë padrejtësi,parregullsi,nepotizëm e shumë anomali të tjera,si shumë qytetarë tjerë edhe unë nuk munda të pajtojë me këtë politikëbërje,andaj kam vendosur si shumë të rinjë tjerë që t’i themi STOP keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të pozitës.
Vendosa që t’i bashkangjiten karvanit të NDRYSHIMIT në Komunën tonë.
Të dashur bashkëvendas,
Të dashur qytetarë,nëse dëshironi t’a ktheni shpresën e humbur,mos hezitoni të na përkrahni që t’ua kthejmë atë.
Me këtë rast kërkojmë përkrahjen tuaj që të na votoni.
Kemi numrin 7 që korrespondon me 7 mrekullitë e botës,sepse ne jemi mrekullia.
Votoni APN ME NUMËR 7.